Buletin Informativ

EB Invest ju prezanton përmbledhjen më të re rreth Udhëzimit të Këshillit të Ministrave, nr.1, datë 17/07/2024, Për miratimin e modelit dhe përcaktimin e rregullave të mbajtjes së regjistrit të lejes së ndërtimit, si dhe të proçedurave të regjistrimit të kontratës së sipërmarrjes/ porosisë dhe të premtimprishjes, i cili përcakton rregullat e reja për mbajtjen e regjistrit të lejeve të ndërtimit dhe për regjistrimin e kontratave ndërmjet zhvilluesit të pronës, pronarit të truallit dhe blerësit/porositësit.


1.Mbajtja e regjistrit të lejes së ndërtimit

Aksesi dhe përpunimi i të dhënave: Të gjitha veprimet do të realizohen nëpërmjet regjistrit deri në momentin e regjistrimit të karabinasë dhe transferimit të akteve noteriale. Aksesi për përpunimin e të dhënave do të bëhet në përputhje me ligjin nr.111/2018 “Për kadastrën” dhe Ligjit nr.9887/2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Dërgimi i dokumentacionit: Kryetari i Bashkisë ose Këshilli Kombëtar i Territorit janë përgjegjës për dërgimin elektronik ose me postë të lejes së ndërtimit dhe dokumentacionit për regjistrim pranë ASHK-së, ku kjo e fundit duhet të regjistrojë lejen e ndërtimit brenda 15 ditëve nga data e marrjes së dokumenteve.

Format digjital: Regjistri do të administrohet në format digjital dhe do të plotësohet sipas kërkesave pranë ASHK-së e cila është përgjegjëse për lëshimin e vërtetimit të regjistrit të lejes së ndërtimit.


2.Procedurat e Regjistrimit të Kontratave së Sipërmarrjes

Akte noteriale: Regjistri i lejes së ndërtimit do të përfshijë edhe aktet noteriale që përmbajnë marrëveshjet ndërmjet zhvilluesit të pronës, pronarit të truallit dhe blerësit.

Kushtet e regjistrimit:

ASHK-ja do të regjistrojë lejen e ndërtimit vetëm kur plotësohen këto kushte:

  • Aktet noteriale janë në përputhje me legjislacionin noterial.
  • Aktet përmbajnë të dhëna të plota dhe të sakta kadastrale.
  • Verifikohen aktet e mëparshme të regjistruara në regjistrin kadastral dhe të ndërtimit.
  • Verifikohen marrëveshjet e mëparshme të regjistruara në regjistrin e lejes së ndërtimit.

Afati për plotësim: Nëse kushtet e mësipërme nuk plotësohen, aplikuesi informohet për plotësimin e tyre brenda 30 ditëve. Nëse ky afat nuk respektohet, kërkesa refuzohet.

Publikimi i regjistrimit

ASHK-ja publikon:

  • Kontratën mes zhvilluesit-investitorit dhe pronarit të tokës në seksionin D të kartelës së pasurisë së paluajtshme. Pas shkëmbimit, regjistrohet në regjistrin kadastral sipas ligjit nr. 111/2018.
  • Kontratën mes zhvilluesit-investitorit dhe blerësve/porositësve në të njëjtin seksion. Pas shitjes, regjistrohet në regjistrin kadastral sipas ligjit nr. 111/2018.


Në Vëmendjen tuaj:

  • Aktet noteriale të regjistruara para këtij udhëzimi do të verifikohen nga ASHK-ja. Nëse të dhënat nuk janë të plota, regjistrimi refuzohet.
  • Lejet e ndërtimit të regjistruara manualisht para këtij udhëzimi do të përfshihen në regjistrin digjital.
  • Aktet noteriale ndërmjet zhvilluesit dhe blerësve regjistrohen pas regjistrimit të lejes së ndërtimit.
  • Udhëzimi nr. 1, datë 13.4.2016, shfuqizohet.
  • Agjencia Shtetërore e Kadastrës është përgjegjëse për zbatimin e këtij udhëzimi.

?

Ky udhëzim hyn në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare

Published by

EB Invest on July 24, 2024

Content

Share this information.

Published by

EB Invest on July 24, 2024

Share

Share this information.

Address

Ismail Qemali Road, Entrance No. 2, Building 7/1
Tirane, Albania

Show in maps

Contact

Get in touch directly

Contact us